Një përleshje fizike ka ndodhur sot në afërsi të rrethit te ndërtesa e vjetër e Komunës së Prishtinës, rreth orës 11:30, përcjell InLajmi.
Këtë e ka bë me dije, zëdhënësja e Policisë së Kosovës, rajoni i Prishtinës, Flora Ahmeti për Gazetën InLajmi.
Nga kjo përleshje është plagosur një person, derisa i njëjti është dërguar për tretman mjekësorë.
Ndryshe, Policia lidhur me këtë rast ka arrestuar 2 persona, ndërsa hetuesit policor kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti./InLajmi/
















