Në natën e Vitit të Ri deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Vasfije Krasniqi nga gjuajtjet për festë, një plumb “qorrë” ia ka goditur dritaren, përcjell InLajmi.
Lidhur me këtë ka reaguar eksperti i çështjeve të sigurisë Fadil Kajtazi, përmes rrjeteve sociale. Ai ka bërë apel tek organet e rendit që ta hetojnë këtë rast. Krejt kjo pasi që sipas tij plumbi mund të jetë gjuajtur me qëllim.
“Në rastin konkret, nëse predha në dritaren do të ishte predhë në rënie, e pa kontrolluar, ose do të bënte rikoshet, ose do a thyente xhamin, por jo ta shponte. Gjasat janë që kjo predhë të jetë hedhur nën këndin 30°”,ka bërë me dije Kajtazi.
Postimi i plotë i tij:
Predha në dritaren e deputetes Vasfije Krasniqi nuk duket të jetë predhe e pa kontrolluar, apo siç i thuhet në popull “plumb qorr”.
Pa ditur shumë detale, (kalibrin, demet pasi ka depërtuar dritaren…) por nga pamjet në media, ajo më tepër le përshtypjen e një predhe të hedhur nga arma nën këndin 30°.
Gjasat që një predhë në rënie e hedhur nga këndi mbi 30° shkallë të shpoi një platformë nga xhami në pozicion vertikal janë të vogla, pasi mbi këtë kënd predhat në rënie e zvogëlojnë dukshëm shpejtësinë dhe e humbin fuqinë goditëse. Nëse platforma e rënies është në pozicion horizontal atëherë ndryshojnë edhe parametrat e dëmit; xhami do të ishte shpuar ose , psh. rënia në kokë të njeriut është fatale.
Në rastin konkret, nëse predha në dritaren do të ishte predhë në rënie, e pa kontrolluar, ose do të bënte rikoshet, ose do a thyente xhamin, por jo ta shponte. Gjasat janë që kjo predhë të jetë hedhur nën këndin 30°.
Është mirë që strukturat kompetente ta hetojnë më ne detale këtë rast.
Në tabelë janë parametrat balistike për predhën e fishekut 9×19 marrë nga libri i im “Pistoletat dhe revolverët” f.152/InLajmi/