Një shpërthim me tritol ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në qytetin e Vlorës.
Lënda plasëse është vendosur në një makinë në lagjen “Hajro Çakerri”.
Automjeti rezulton se ka shumë kohë i parkuar pasi pronari i mjetit prej kohësh ndohet jashtë shtetit.
Lënda plasëse është vendosur në pjesën para të automjetit. Nga shpërthimi nuk ka pasur personale të lënduar.
Makina rezulton në pronësi të S.S. 36 vjeç.

Ai rezulton person me precedent penal pasi është arrestuar në mars 2015 me pistoletë dhe jelek anti plumb, përcjell Euronews Albania.
Sipas policisë, ai aktualisht ndodhet jashtë Shqipërisë dhe deri para pak muajsh ka qenë në burg në Belgjikë.