India ka filluar vaksinimin e grup moshës 15 deri në 18 vjeç. Ministria e Shëndetësisë njoftoi se Covaxin e Bharat Biotech do të merren me 28 ditë diferencë nga njëra-tjetra.
Ministri i Shëndetësisë, Mansukh Mandaviya, shkroi në Twitter lidhur me këtë lajm.
“Fushata më e madhe e vaksinimit në botë ka filluar nga sot për grupmoshën 15 deri në 18 vjeç në të gjithë vendin. Nëse fëmijët janë të sigurt, atëherë e ardhmja e vendit është e sigurt”,shtoi ai, shkruan Euronews.al.
Ndryshe India ka regjistruar 34.922.882 raste dhe 481.893 viktima që nga fillimi i pandemisë.