Policia e Kosovës ka bërë të ditur se kanë pranuar një informatë për një incident zjarri mnë Lakrishtë-Prishtinë, përcjell InLajmi.
Lajmin për Gazetën InLajmi e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Siç raporton ajo, nuk kemi informata për persona të lënduar.
‘’Sot rreth orës 10:30, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në lagjen Lakrishtë, në Prishtinë. Nuk raportohet për persona të lënduar. Zjarri është lokalizuar, janë shkaktuar vetëm dëme materiale’’, tha ajo për Gazetën InLajmi./InLajmi/