Në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës janë të shtrirë 35 pacientë, ku 5 prej tyre janë të konfirmuar me koronavirus pozitivë dhe 30 të tjerë post-Covid, përcjell InLajmi.
Sipas njoftimit të SHSKUK-së, me oksigjeno-terapi janë 6 pacientë, kurse në mjekimin intensiv të Klinikës Infektive 1 pacient.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive, 2 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 29 pacientë post-covid
Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive, 1 pacient i spitalizuar
Spitali i Prizrenit, 1 pacient
Spitali i Pejës,2 pacientë./InLajmi/