Artana apo Novobërda, është qytezë në pjesën lindore të Kosovës, dhe njëherësh më e vjetra në Kosovë. Ajo është përmendur në dokumentet historike më herët se në vitin 1326. Së pari është përfshirë së bashku me pjesët tjera të Kosovës, brenda Mbretërisë se parë bullgare.
Novobërda ka qenë qendër kryesore në atë kohë, me Fortesë të madhe mesjetare të ngritur në maje të një vullkani të shuar në formë koni, pjesët e mbetura te së cilës mund të vizitohen edhe sot, dhe pjesa për banim që shtrihen gjithandej. Në murin e jashtëm të kalasë shihet një kryq i madh, i ndërtuar në gurë. Kalaja, apo fortesa, mendohet që daton qysh nga Perandoria Bizantine.
Popullsia numrin e madh mendohet ta ketë kaluar mbi 10.000 njerëz. Aty kanë qenë minierat dhe furrat e shkrirjes për xehe si hekur, plumb, argjendi.
Argjendi i Novobërdës ka qenë i njohur me një përzierje të argjendit me 1/6-1/3 ari. Me 1.450 minierat e Novobërdës prodhonin 6.000 kg argjend për një vit. Fortesa u rrethua nga Osmanët për rreth 40 ditë, dhe kapitulloi dhe u okupua prej Osmanëve në qershor 1455.
Novobërda dhe zonat përreth u futën nën udhëheqje fetare të Kryepeshkopisë Bullgare të Ohrit. Më 1572 aktet e paligjshme të Bullgareve u shtuan dhe e bënë zonën mjaft të rrezikshme për Osmanët kështu që Mehmed Bej nga Kystendili urdhëroi vendosjen e disa Spahive lokal ndërmjet Vrajës dhe Novobërdës kundër rebeleve.
Gjatë fillimit të shekullit 20, popullsia e Novobërdës ishte pakësuar, si pasojë e lëvizjes së shumicës së banorëve në zonat me qasje më të lehtë në rrethin e Gjilanit, shkruan Gazeta Metro.
Kjo komunë shtrihet rreth koordinatave gjeografike: 42° 63 V dhe 21° 26 L. Novobërda apo Artana është një komunë e mesme rurale që ndodhet në Juglindje te Prishtinës. Komuna përbëhet nga 24 zona kadastrale apo 33 fshatra.