Projektuesit e anijeve kozmike dhe planifikuesit e misioneve punojnë me ngulm për t’i bërë misionet e hapësirës sa më të sigurta që të jetë e mundur, shkruan InLajmi.
Megjithatë, raketat janë kaq të fuqishme, karburanti është kaq shpërthyes dhe anijet kozmike janë makina kaq komplekse, sa që ende ndodhin aksidente.
Apollo 13 u lëshua më 11 prill 1970, në orën 13.13 të Hjustonit. Më 13 prill, 330.000 km larg tokës, ekupazhi dëgjoi një shpërthim: plasi një rezurvuar oksigjeni.
Anija humbi me shpejtësi fuqinë dhe oksigjenin. Inxhinerët, shkencëtarët dhe specialistët luftuan 4 ditë për të rikthyer anijen në shtëpi.
Kontrolli i misionit e udhëzoi ekuipazhin e Apollo 13-s që fikë fuqinë e modulit të komandimit, ta ruajë atë për rikthim dhe të kalojë në modulin hënor.
Pastruesi kimik i ajrit në MH ishte projektuar për 2 astronautë dhe nuk përballonte dot 3.
Në MH astronautët duhet të qëndronin të paktën 84 orë. /InLajmi/