Mbrojtësi danez i Chelseat, Andreas Christiensen po ngurron të negociojë për rinovimin e kontratës me “Blutë” e Londrës.
Mediat e huaja fillimisht raportuan se Christiensen ishte afër të rinovonte me Chelsean, por interesimi i Barcelonës ka ndryshuar gjithçka.
Interesimi i Barcelonës për lojtarin, sipas “Sky Sports”, ka bërë që danezi të mos rinovojë, trasnemton Gazeta Blic.
Christensen së fundmi i është bashkuar agjencisë KIN Partners, dhe ata do të jenë tani përfaqësuesit e lojtarit, këta të fundit kanë raporte të mira me Barcelonën dhe danezi mund të afrohet së shpejti me klubin spanjoll.