Shefja e Grupit Parlamentarë të VV-së, Mimoza Kusari Lila sot është vaksinuar me dozën e 3 të vaksinës kundër koronavirusit, përcjell InLajmi.
Këtë e ka bërë me dije vet ajo përmes një postimi në rrjetet sociale.
“Më e mira që mund të bëjmë për veten dhe tjerët rreth nesh, është të ruajmë shëndetin dhe të kuptojmë rëndësinë e vaksinës si mënyra e vetme parandaluese dhe lehtësuese ndaj virusit”,ka bërë me dije Kusari Lila, derisa ka bërë apel që të vaksinohen të gjithë.
Postimi i plotë i saj:
Më e mira që mund të bëjmë për veten dhe tjerët rreth nesh, është të ruajmë shëndetin dhe të kuptojmë rëndësinë e vaksinës si mënyra e vetme parandaluese dhe lehtësuese ndaj virusit.
Sot u vaksinova me dozën e tretë, dozën përforcuese të vaksinës anti-Covid.
Mos hezito #VaksinohuSot/InLajmi/