• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Thursday, 1 January, 2026
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Shëndeti Këshilla

Koronavirusi mund të qëndrojë shumë gjatë në trupin e njeriut, thotë një studim

Lindita Fejzullahu nga Lindita Fejzullahu
2 January 2022
në Këshilla
0 0
0
Koronavirusi mund të qëndrojë shumë gjatë në trupin e njeriut, thotë një studim
0
SHPERNDARJE
33
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Një studim zbuloi se virusi që shkakton Covid-19 mund të përhapet brenda disa ditësh nga rrugët e frymëmarrjes deri në zemër, tru dhe pothuajse në çdo sistem organesh në trup, ku mund të vazhdojë të qëndrojë për muaj të tërë.

Në një analizë që konsiderohet si më gjithëpërfshirësja deri më sot lidhur me shpërndarjen dhe qëndrueshmërinë e virusit SARS-CoV-2 në trup dhe në tru, shkencëtarët në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë (IKSH) në SHBA thanë se kanë zbuluar që patogjeni është i aftë të riprodhohet në qelizat njerëzore edhe përtej traktit respirator.

Rezultatet, të cilat u publikuan në internet të shtunën dhe janë duke u shqyrtuar për botim në revistën shkencore Nature, tregojnë se pastrimi i vonuar viral është një kontribues i mundshëm në simptomat e vazhdueshme që përjetojnë personat që vuajnë nga pasojat afatgjata të Covid. Autorët thanë se të kuptuarit e mekanizmave sipas të cilave virusi vazhdon të qëndrojë në organizëm, së bashku me reagimin e trupit ndaj çdo rezervuari viral, mund të ndihmojë në përmirësimin e kujdesit për ata që janë të prekur nga këto pasoja.

“Kjo është një punë jashtëzakonisht e rëndësishme,” tha Ziyad Al-Aly, drejtor i qendrës së epidemiologjisë klinike në Sistemin e Kujdesit Shëndetësor të Çështjeve të Veteranëve St. Louis në Misuri, i cili ka udhëhequr studime të veçanta për efektet afatgjata të Covid-19. “Për një kohë të gjatë, ne kemi qenë të paqartë për arsyet pse Covid-i afatgjatë duket se prek kaq shumë sisteme organesh. Ky studim hedh pak dritë dhe mund të ndihmojë në shpjegimin e arsyes pse pasojat afatgjatë të Covid-it mund të prekin edhe njerëzit që kishin një sëmundje akute të butë ose asimptomatike.”

Gjetjet dhe teknikat nuk janë shqyrtuar ende nga shkencëtarë të pavarur dhe kryesisht kanë të bëjnë me të dhënat e mbledhura nga rastet fatale të Covid-it, jo nga pacientët me Covid afatgjatë ose me “pasojat post-akute të SARS-CoV-2”, siç quhet ndryshe.

Gjetjet kontestuese

Prirja e koronavirusit për të infektuar qelizat jashtë rrugëve të frymëmarrjes dhe të mushkërive është e kontestuar, pasi studime të shumta japin prova pro dhe kundër kësaj mundësie.

Studimi i kryer në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë (IKSH) në Bethesda, Maryland, bazohet në marrjen e mostrave të shumtë dhe analizën e indeve të marra gjatë autopsisë së 44 pacientëve që vdiqën pasi u infektuan me koronavirus gjatë vitit të parë të pandemisë në SHBA.

Ngarkesa e infeksionit jashtë traktit respirator dhe koha e nevojshme për të pastruar virusin nga indet e infektuara nuk përcaktohen mirë, veçanërisht në tru, shkroi Daniel Chertow, i cili drejton seksionin e patogjenëve në zhvillim në IKSH, bashkë me kolegët e tij.

Grupi zbuloi ARN të SARS-CoV-2 në pjesë të shumta të trupit, duke përfshirë zona në të gjithë trurin, pas plot 230 ditësh nga shfaqja e simptomave të para. Kjo mund të shkaktojë infektimin me grimca të dëmtuara të virusit, i cili është përshkruar në infektimin e vazhdueshëm me virusin e fruthit, thanë ata, përcjell IndeksOnline.

“Ne nuk e kuptojmë plotësisht Covid-in afatgjatë, por këto ndryshime mund të shpjegojnë simptomat e vazhdueshme,” tha Raina MacIntyre, profesoreshë e biosigurisë globale në Universitetin e Uellsit të Ri Jugor në Sidnei. MacIntyre nuk ishte pjesë e këtij studimi, për të cilin ajo tha se “ofron një paralajmërim për pakujdesshmërinë lidhur me infektimin masiv te fëmijët dhe të rriturit.

Tags: Daniel Chertowforma e koronavirusitKoronavirusi
Postimi i mëparshëm

Familjarët e të pagjeturve i bëjnë thirrje faktorit ndërkombëtar të bëjë presion mbi Serbinë

Postimi tjetër

Tragjedia në familjen kosovare në Gjermani, është varrosur Flamur Rexha

Të ngjajshme Postime

Tri gjëra që do t’i ndodhin trupit tuaj nëse hiqni dorë nga ëmbëlsirat
Këshilla

Tri gjëra që do t’i ndodhin trupit tuaj nëse hiqni dorë nga ëmbëlsirat

10 December 2025
Humor i keq në fund të vjeshtës? Ja ushqimet që ju vijnë në ndihmë
Këshilla

Humor i keq në fund të vjeshtës? Ja ushqimet që ju vijnë në ndihmë

23 November 2025
Lufta me osteoporozën, 6 shenjat dalluese të saj
Këshilla

Lufta me osteoporozën, 6 shenjat dalluese të saj

19 November 2025
Kungulli si një produkt kozmetik, efektet mahnitëse për lëkurën
Këshilla

Kungulli si një produkt kozmetik, efektet mahnitëse për lëkurën

18 November 2025
Jeni pa energji dhe ndieni lodhje gjithë ditën? Ja ushqimet që mungojnë në dietën tuaj
Këshilla

Jeni pa energji dhe ndieni lodhje gjithë ditën? Ja ushqimet që mungojnë në dietën tuaj

14 November 2025
Çfarë do të thotë trupi kur është i lodhur gjithmonë? Shenjat që nuk duhen injoruar
Këshilla

Çfarë do të thotë trupi kur është i lodhur gjithmonë? Shenjat që nuk duhen injoruar

11 November 2025
Postimi tjetër
Tragjedia në familjen kosovare në Gjermani, është varrosur Flamur Rexha

Tragjedia në familjen kosovare në Gjermani, është varrosur Flamur Rexha

Lajmet e fundit

Viti i Ri n’terr pa ndriçim, kryetari i Dragashit kërkon shpjegim

Viti i Ri n’terr pa ndriçim, kryetari i Dragashit kërkon shpjegim

31 December 2025
Rama bën urimin e Vitit të Ri: Shqipërinë afër BE, nuk e solli koha, por përkushtimi ynë

Rama bën urimin e Vitit të Ri: Shqipërinë afër BE, nuk e solli koha, por përkushtimi ynë

31 December 2025
Albin Kurti “siguron” që Viti i Ri do të jetë i sigurt dhe i begatë: Gëzuar 2026’ta

Albin Kurti “siguron” që Viti i Ri do të jetë i sigurt dhe i begatë: Gëzuar 2026’ta

31 December 2025
Haziri: Sot është koha e fundit për reflektim të thellë – Pragmatizmi, që ishte sinonim i LDK-së, humbi!

Haziri: Sot është koha e fundit për reflektim të thellë – Pragmatizmi, që ishte sinonim i LDK-së, humbi!

31 December 2025
Berisha video-mesazh për fundvitin: Në 2025 u rrëmbye vota, në 2026 shqiptarët do t’i bëjnë funeralin organizatës kriminale Rilindja

Berisha video-mesazh për fundvitin: Në 2025 u rrëmbye vota, në 2026 shqiptarët do t’i bëjnë funeralin organizatës kriminale Rilindja

31 December 2025
‘‘Shprehim mirënjohjen tonë për miqësinë tuaj’’, ambasada amerikane uron Vitin e Ri, zyrtarët e saj flasin për bashkëpunimin gjatë 2025

‘‘Shprehim mirënjohjen tonë për miqësinë tuaj’’, ambasada amerikane uron Vitin e Ri, zyrtarët e saj flasin për bashkëpunimin gjatë 2025

31 December 2025
Petardat dhe fishekzjarret: rreziku i heshtur i fundvitit për qentë dhe macet

Petardat dhe fishekzjarret: rreziku i heshtur i fundvitit për qentë dhe macet

31 December 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu