Ka ndërruar jetë sot ish- luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ajvaz Karpuzi, përcjell InLajmi.
I ndjeri ishte edhe ish- kryetar i kryetar i Organizatës së Veteranëve të Luftës, pastaj anëtar i Këshillit drejtues në OVL e UÇK- së në Prishtinë.

Lajmin e ka bërë të ditur Ushtruesi i detyrës së kreut të OVL- UÇK-së, Faton Klinaku.
Klinaku ka ngushëlluar familjarët e të ndjerit dhe miqëve të tij.
Postimi i plotë i tij:
Sot ka ndërruar jetë luftëtari i orëve të para të luftës së UÇK-së, bashkëpunëtori shumëvjeçar, ish Kryetari i OVL të UÇK-së dega në Lipjan, aktualisht anëtari i Këshillit Drejtues të OVL UÇK-së selia qendrore në Prishtinë, Ajvaz Karpuzi nga fshati Shalë i Lipjanit. Ngushëllime Familjes, bashkëluftëtarëve e gjithë miqve të tij.
Lavdi jetës dhe veprës së tij atdhetare! /InLajmi/






















