Jehona Malokaj – Shehu tash e 11 vite bartë uniformën e Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Në një intervistë për Telegrafin, ajo nuk heziton të flasë për sfidat që ka kaluar derisa ishte pranuar si pjesë e FSK-së.
Aktualisht, ajo shërben në kazermën ” Evropianët e Rinj” në Pomozotin.
“Jam në regjimentin e Mbrojtjes Civile në gardën kombëtare. Shërbej këtu në Kazermën Evropiane të rinjtë në Pomozotin. Vij prej Prishtinë dhe jam e diplomuar në Fakultetin Ekonomik Menaxhment, pjesë e FKS-së jam prej vitit 2011 edhe vazhdoj me shërby në FSK. Prej fëmijërisë kam qenë fëmijë më i gjallë, më energjetik”. “Nuk është që e kom menduar me u bë pjesë e FSK-së, por rastësisht e kam parë që është hapur konkursi, e kam marrë individualisht vendimin por që shumë mirë është mirëpritur edhe prej familjes edhe rrethit. E kanë mirëpritur dhe ku ka më nder se me i shërby vendit tonë”, ka thënë mes tjerash ajo.
Malokaj-Shehu bën të ditur se në fillim ka kaluar disa teste për të cilat thotë se nuk ishin aspak të lehta.
“Kam aplikuar edhe fatmirësisht jam pranuar, kam kaluar disa teste te detajuara kogja shumë, edhe jam prej 2011 në uniformë, dhe nuk është aspak e thjeshtë, sepse nuk është një orar 8 orësh, e me shku në shtëpi në ora 4, por që telefonin e ki 24 orë në dispozicionin, dhe në qoftë se është e nevojshme duhet të përgjigjemi. Por, edhe këto vështirësi kur e mendon se dikush e ka jep jetën për këtë vend, kjo është më e pakta që ne të rinjtë mundemi me bë, me i shërbye në paqe të paktën, ne jemi të gatshëm 24 orë me u përgjigj popullit të Kosovës”, u shpreh ajo.
Fillimi saj në uniformë nuk ka qenë aspak i lehtë.
“Fillimi jem në uniformë ka qenë i mirë, interesant por edhe i vështirë, por duhet me pranu se me kalu prej jetës civile në uniformë nuk është bash e thjeshtë, na jemi mësuar me qenë shumë të lirë, edhe mos me ta prish askush. Por, ky është trajnimi bazik që na veç e kalojmë, që është me të përgatit dhe si ai trajnim që e përgatit një të rinjt unë nuk e di a ekziston, ka shumë sfida, trajnim i mbyllur, larg nga familja. Për mu ka qenë shumë i mirë, jam ndërtuar ekstra, dhe kam fituar shumë sene të reja. Të pjek shumë pjesa e trajnimit te marrë parasysh që unë kam qenë e re”, ka potencuar ajo.
Gjatë intervistës, ajo ka treguar se në fillim ka punuar në Njësinë e Materieve të Rrezikshme.
“Në fillimet e mija në FSK, unë kam qenë në njësinë e materieve të rrezikshme, kam qenë në detyrën e paramedikut, kjo është e mira e FSK-së, që të jep mundësi me u zhvillu në karrierë, sado që unë nuk kam studju në mjekësi, unë jam sistemuar në detyrë të paramedikut, edhe kam pas shumë trajnime që kam mësuar shumë edhe privatisht që më u ngrit në karrierë”, theksoi mes tjerash ajo.