• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Thursday, 3 July, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina KRYESORE

Flasin nga Ministria e Shëndetësisë se a ka Kosova mjaftueshëm vaksina për vitin 2022

J G nga J G
2 January 2022
në KRYESORE
0 0
0
SHBA i dhuronë Pastinës 500 mijë vaksina anti-Covid
0
SHPERNDARJE
38
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Ministria e Shëndetësisë e Kosovës (MSH) ka bërë të ditur se edhe këtë vit do të ketë vaksina të mjaftueshme kundër Covid-19. Sipas këtij institucioni, mbi 400.000 vaksina aktualisht janë në dispozicion dhe sipas nevojës do të kontraktohen të tjera.

“Në MSH është një komision që merret me vlerësimin e nevojave dhe negocimin e blerjes së tyre sipas nevojave”, thuhet në një përgjigje të Ministrisë së Shëndetësisë.

Vaksinat e para, Kosova i kishte siguruar përmes donacioneve, ndërsa në maj 2021 pati nënshkruar kontratën e parë me kompanitë Pfizer/BioNTech për sigurimin e mbi një milion vaksinave.

Kosova ka nisur fushatën e vaksinimit kundër koronavirusit në fund të marsit 2021. Ndërkaq, nga 9 dhjetori ka nisur të administrohet edhe doza e 3-të dhe përforcuese e vaksinës.

Dozën përforcuese dhe dozën e 3-të do të mund ta marrin të gjithë personat mbi 18 vjeç. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, qytetarët do të njoftohen për datën e vaksinimit përmes mesazheve telefonike, e-mailit dhe njoftimeve publike.

Vaksina kundër koronavirusit, sipas Ministrisë së Shëndetësisë, do të këtë mjaftueshëm edhe për dozën e tretë edhe atë përforcuese.

Deri më datën një janar 2022, 2,093 qytetarë kanë marrë dozën e 3-të, ndërkaq dozën përforcuese e kanë marrë 10,257 persona.

Doza përforcuese u jepet qytetarëve tre muaj pas marrjes së dozës së 2-të të vaksinës.

Kurse doza e 3-të u jepet personave të cilët i kanë marrë 2 dozat e vaksinës kundër COVID-19, por te të cilët nuk është zhvilluar imuniteti i duhur, si pasojë e imunitetit të dobët të tyre, apo sëmundjeve shoqëruese, me rekomandim të mjekut ordinues.

Mbi 43% të vaksinuar me 2 doza

Viti 2021 është përmbyllur me mbi 43% të qytetarëve të Kosovës të vaksinuar me nga 2 doza të vaksinës.

Derisa për vitin 2021, Qeveria e Kosovës kishte synuar të vaksinojë 60% të popullatës, për këtë vit në Ministrinë e Shëndetësisë thonë se janë disa indikatorë që duhet analizuar para se të vendoset përqindja.

“Për të vendosur objektiva më të qarta duhen disa analiza më të thella dhe projeksion si mund të jetë viti 2022 në raport me COVID-19, si do të shkojë vaksinimi me dozën e tretë dhe atë përforcuese dhe si do të jetë situata epidemiologjike në vend, rajon e më gjerë”, thuhet në përgjigjen e MSH-së.

Megjithatë, sipas Ministrisë, fokus është që të arrihet vaksinimi i të gjithë atyre qytetarëve që bien në kategoritë që duhet vaksinuar.

Xhemajli: Sfidë vaksinimi i moshave nën 18 vjeç

Në Kosovë të drejtë vaksinimi kanë të gjithë personat mbi 12 vjeç.

Por, numri i të vaksinuarve nën moshën 18-vjeçare konsiderohet të jetë i ulët.

Brenda tri javësh të muajit nëntor 2021, kur ka nisur vaksinimi i këtyre moshave, mbi 2.000 fëmijë të kësaj grupmoshe e kanë marrë vaksinën Pfizer/BioNTech kundër koronavirusit.

Ministria e Shëndetësisë nuk ka dhënë të dhënat më të reja për vaksinimin e kësaj kategorie.

Specialistja për hulumtime të politikave globale shëndetësore, Hana Xhemajli, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, thotë se ndonëse Kosova ka filluar më vonë vaksinimin është një nga shtetet më të suksesshme në vaksinim.

Por, sipas saj, Kosovën e pret një problem tjetër, siç është vaksinimi i fëmijëve.

“Me moshat 18-vjeçare e lart ne kemi një vaksinim të mirë dhe nëse vazhdojmë në mënyrë të këtillë nuk do të kemi probleme fare. Mirëpo, i frikësohem pak vaksinimit të fëmijëve për të cilën ka rezistencë të madhe, edhe më shumë se sa për vaksinimin e të rriturve”, thotë Xhemajli.

Numri i fëmijëve 12 deri 15 vjeç në Kosovë, sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, është rreth 99.000.

Ministria e Shëndetësisë ka shpërndarë nëpër shkolla materiale informuese për vaksinimin e fëmijëve dhe sipas tyre, edhe në këtë vit do të vazhdohet me fushata vetëdijesuese për vaksinën kundër koronavirusit.

“Për aq kohë sa ka nevojë të jepen vaksina, ka nevojë që njerëzit t’i kenë edhe informacionet e nevojshme për to, sidomos kur nuk mund të përjashtohen edhe keqinformimet nga ana e atyre që kundërshtojnë vaksinimin”, thuhet në përgjigje.

Po ashtu në planin administrimit të vaksinimit të MSH-së, është paparë të bëhet tranzicioni i vaksinimit nga qendrat e deritanishme, siç ka qenë salla ‘1 Tetori’ në Prishtinë dhe qendrat tjera nëpër komuna, në Qendrat e Mjekësisë Familjare.

Më 26 dhjetor 2021, Kosova detektoi rastet e para me variantin Omicron të koronavirusit dhe përmbylli një vit me situatë të qetë epidemiologjike.

Tags: KoronavirusiMinistria e Shëndetësisë në KosovësVaksina anti-Covid
Postimi i mëparshëm

Ferizajasi raporton se disa persona me qëllim i kanë vënë flakën veturës së tij

Postimi tjetër

Policia kap në flagrancë 4 persona për shit-blerje të kokainës në Fushë Kosovë

Të ngjajshme Postime

Avokati Bajraktari: Procesi është në një fazë delikate, deklarimet sikur e Kurtit shkojnë në funksion të Prokurorisë
KRYESORE

Avokati Bajraktari: Procesi është në një fazë delikate, deklarimet sikur e Kurtit shkojnë në funksion të Prokurorisë

3 July 2025
PDK i drejtohet gjykatës, ka 3 kërkesa që lidhen me veprimet e Deharit: Kuvendi të konstituohet me votim të hapur
KRYESORE

PDK i drejtohet gjykatës, ka 3 kërkesa që lidhen me veprimet e Deharit: Kuvendi të konstituohet me votim të hapur

3 July 2025
Rama njofton se ka fituar betejën përballë Qeverisë Kurti në Prokurori: Njëra anë ndërton, tjetra saboton e bllokon
KRYESORE

Rama njofton se ka fituar betejën përballë Qeverisë Kurti në Prokurori: Njëra anë ndërton, tjetra saboton e bllokon

3 July 2025
Mustafa komenton deklaratat e Kurtit për Thaçin e Veselin: S’bëhet politikë me njerëz që luftuan
KRYESORE

Mustafa komenton deklaratat e Kurtit për Thaçin e Veselin: S’bëhet politikë me njerëz që luftuan

3 July 2025
Kuvendi në përpjekjen e 41-të për konstituim, shoqëria civile i thotë “boll!”
KRYESORE

Kuvendi në përpjekjen e 41-të për konstituim, shoqëria civile i thotë “boll!”

3 July 2025
Peci: Ka paqartësi kushtetuese, presidentja mund t’i drejtohet Kushtetueses për afatin 30-ditor
KRYESORE

Peci: Ka paqartësi kushtetuese, presidentja mund t’i drejtohet Kushtetueses për afatin 30-ditor

3 July 2025
Postimi tjetër
20 vjeçarja nga Gjakova vdes si pasojë e koronavirusit

Policia kap në flagrancë 4 persona për shit-blerje të kokainës në Fushë Kosovë

Lajmet e fundit

Nuk do u besoni syve kur të lexoni se sa baktere kanë këllëfët e jastëkëve në verë

Nuk do u besoni syve kur të lexoni se sa baktere kanë këllëfët e jastëkëve në verë

3 July 2025
5 bizhuteritë që të bëjnë një ‘It Girl’ këtë verë: Si t’i kombinosh

5 bizhuteritë që të bëjnë një ‘It Girl’ këtë verë: Si t’i kombinosh

3 July 2025

Lideri i demokratëve po e shfrytëzon “minutën magjike”, ka 6 orë që po mban fjalim në Kongresin amerikan

3 July 2025
BBC: Jota ishte rrugës për në traget kur ndodhi aksidenti, ishte këshilluar të mos përdorte aeroplanin

BBC: Jota ishte rrugës për në traget kur ndodhi aksidenti, ishte këshilluar të mos përdorte aeroplanin

3 July 2025
Avokati Bajraktari: Procesi është në një fazë delikate, deklarimet sikur e Kurtit shkojnë në funksion të Prokurorisë

Avokati Bajraktari: Procesi është në një fazë delikate, deklarimet sikur e Kurtit shkojnë në funksion të Prokurorisë

3 July 2025
Zyrtare: Konfirmohet vendi dhe data për trilogjinë, Fury – Usyk

Zyrtare: Konfirmohet vendi dhe data për trilogjinë, Fury – Usyk

3 July 2025
Zjarri në Elbasan vijon prej 3 ditësh, nis ndërhyrja nga ajri

Zjarri në Elbasan vijon prej 3 ditësh, nis ndërhyrja nga ajri

3 July 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu