Studimet e deritanishme tregojnë se varianti Omicron i Covid ka më shumë gjasa të infektojë fytin sesa mushkëritë, gjë që shkencëtarët thonë se mund të shpjegojë faktin pse duket të jetë më infektues, por më pak vdekjeprurës se versionet e tjera të virusit, shkruan A2CNN
Gjashtë studime të ndryshme – 4-tër të publikuara që nga vigjilja e Krishtlindjes – konfirmuan se Omicron nuk i dëmton mushkëritë e njerëzve aq shumë sa varianti Delta dhe variantet e tjera të mëparshme të koronavirusit.




















