Ish-presidenti amerikan Barack Obama së bashku me gruan e tij Michelle së fundmi kanë uruar Vitin e Ri 2022, derisa e veçanta e urimit është fotografia e bukur e tyre, përcjell InLajmi.
Për këtë vit ata kanë uruar më të mirat për krejt njerëzimin.
“Urime Vitin e Ri nga ne. Uroj të keni shëndet, lumturi e dashuri”,ka shkruar Michelle Obama në rrjetet sociale.
Ndërkohë ajo që bie në sy gjithmonë tek çifti Obama sikurse edhe në foton e fundit është pozitiviteti e energjia e mirë që e reflektojnë. /InLajmi/