Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla bashkë me presidenten Vjosa Osmani, kanë vizituar Policinë e Kosovës dhe Brigadën e Zjarrfikësve në Kosovë, përcjell InLajmi.
Sveçla ka falëndëruar zyrtarët policorë, zjarrfikësit dhe zyrtarët e instutcioneve të Kosovës, për punën dhe angazhimin e tyre përgjatë këtij viti.
Ai ka premtuar se bashkë do të vazhdojnë punën edhe më intensivisht.
Gjithashtu ka bërë apel për kujdes të shtuar edhe sot gjatë ndërrimit të motmotit, duke qenë se po përballemi me variantin e ri të Covid-19.
“Uroj për një vit të shëndetshëm, të sukseshëm e prosperues për të gjithë ju”, ka thënë ai.
Postimi i plotë i tij:
Bashkë me Presidenten znj. Vjosa Osmani Sadriu sot kemi vizituar Policinë e Kosovës dhe Brigadën e Zjarrfikësve në Prishtinë. Zyrtarët policorë dhe Zjarrfikësit sonte do të jenë në detyrë për sigurinë e të gjithë qytetarëve edhe pse do të jetë festë.
Gjej rastin të falënderoj të gjithë zyrtarët policor, zjarrfikësit, zyrtarët e të gjitha institucioneve të Republikës së Kosovës për punën dhe angazhimin e tyre përgjatë gjithë këtij viti. Bashkë do të vazhdojmë punën edhe më intensivisht por më i rëndësishmi mbetet shëndeti juaj dhe i gjithë qytetarëve tanë. Ne po përballemi me variant të ri të virusit Covid-19 andaj ju lutem për kujdes ndaj vetes, të afërmve tuaj dhe qytetarëve tanë.
Apeloj për kujdes maksimal në natën e sotme të ndërrimit të motmotit. Festoni me zemër, me dashuri e ngrohtësi me ata që i keni pranë dhe jo me armë që të rrezikoni jetën e tyre.
Uroj për një vit të shëndetshëm, të suksesshëm e prosperues për të gjithë ju.
Gëzuar! /InLajmi/

















