Sot në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht i kthjellët. Sot në ditën e fundit të vitit 2021 moti në orët e mëngjesit do të jetë pjesërisht me re.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-12 gradë Celsius.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i jugperëndimit dhe verilindjes, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.