• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Saturday, 27 September, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Sporti Vendor Tjera vendore

Nora Gjakova: Dua ta fitoj edhe një medalje për Kosovën

J G nga J G
31 December 2021
në Tjera vendore
0 0
0
Nora Gjakova: Dua ta fitoj edhe një medalje për Kosovën
0
SHPERNDARJE
54
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

E lindur në Pejë, Nora Gjakova është një prej emrave që po bën histori në sportin e xhudos në Kosovë duke shënuar suksese të mëdha nëpër botë.

Në moshën 10-vjeçare ajo dhe vëllai i saj u bënë pjesë e klubit të xhudos, e po të njëjtit klub ku ushtrojnë edhe tani. E ai që i shtyri që të inkuadrohen në këtë sport, ishte babai i tyre, i cili më herët është marrë me sporte luftarake, përkatësisht me karate.

E për një 10-vjeçare e cila është dashur ta balancojë jetën e saj mes xhudos dhe shkollës, xhudistja Gjakova thotë se fillimi ishte i vështirë edhe duke e ditur faktin se ky sport kërkon shumë disiplinë, punë dhe përkushtim.

“Fillimi ka qenë goxha i vështirë sepse kur kam ardhë unë, këtu ka pasë vajza që kishin fillu më heret me u marrë me xhudo, e normal që është një sport luftarak e ku është dashtë me u ndeshë me to. E dihet që askush nuk ka dëshirë me humb e sidomos kur je fëmijë, por mendoj që kjo më ka bërë më të fortë sepse gjatë gjithë kohës është deshtë me u mundu më tepër për me i mbërri ato, e në anën tjetër ka qenë edhe e vështirë me i ndjek stërvitjet sepse nuk kemi guxu asnjëherë të bëjmë mungesa. Me një mungesë, Dritoni na thoshte që s’kemi përgatitje, s’kemi gara. Domethënë qysh në fillmin ne ju kemi nënshtru një disipline 100% pavarësisht pse kemi qenë fëmijë.” thotë Gjakova.

Në vitin 2021, në Lojërat Olimpike ‘Tokio 2020’, Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi ia siguruan Kosovës 2 medalje të arta olimpike. E pavarësisht punës disa-vjeçare e triumfit në shumë gara të rëndësishme evropiane, Gjakova thotë se asnjëherë nuk e ka imagjinuar se do të marrë pjesë e do të arrijë një sukses kaq të madh në Lojërat Olimpike, duke marrë parasysh faktin që Kosova nuk ka qenë e anëtarësuar në shumë organizata sportive.

“Gjithçka ka shku me kohë, t’u fitu diçka ma të vogël e t’u kërku ma shumë. T’u e sfidu veten edhe kemi mbërri në këtë nivel.” shton më tutje ajo.

Xhudistja Gjakova ka komentuar paraqitjen e gjithë ekipit në këto lojëra, duke e konsideruar si një paraqitje shumë të mirë, ku të gjithë përfaqësuesit e Kosovës kanë qenë pretendentë për medalje dhe kanë punuar me atë frymë duke e ndihmuar njëri-tjetrin.

“Kemi qenë të gjithë të përgatitur dhe nuk do të ishte çudi nëse secili ishim bërë kampion olimpik, kjo u tregua edhe në këto Lojëra Olimpike. Në përfundim, 2 medalje të arta olimpike është diçka që ka me mbetë gjatë në histori dhe shpresoj shumë që ta rrisim këtë numër.” shton ajo.

Ashtu sikurse kanë thënë më parë Majlinda Kelmendi, Distria Krasniqi e sportistë të tjerë, edhe Nora Gjakova suksesin e saj ia atribuon trajnerit Driton Kuka i cili së fundi edhe është shpallur trajneri më i mirë në botë për vitin 2021 në sportin e xhudos.

“Sa herë shkojmë në shtete të tjera, na e kanë lakmi për mënyrën se si ushtrojmë na, mënyrën qysh ne kemi bashkëpunim me Tonin edhe jam shumë e lumtur që edhe zyrtarisht ai është tash trajneri më i mirë në botë.” vazhdon Gjakova.

Po ashtu, për KultPlus, Nora Gjakova ndan momentin më emocionues për të, atë kur mori medaljen e artë në Lojërat Olimpike.

”Ka qenë një moment shumë i lumtur, momenti kur jam shpallë kampione olimpike, kurse kur jam ngjitur në podium ka qenë një prej momenteve që më ka bërë të ndihem më krenare se kurrë më parë, sepse gjithmonë të kujtohen të gjitha sfidat që i ke kalu edhe gëzohesh qe ke qëndru kaq e fortë dhe ke mbërri deri këtu pavarësisht se është diçka që nganjëherë edhe frikësohesh edhe me ëndërru, por unë kam punu shumë për atë medalje dhe jam shumë e lumtur që e kam shiju atë moment.” – thotë Gjakova, e cila e konsideron ktë fitore si më të rëndësishmen në karrierën e saj.

E me synimin që të shënojë suksese si në ‘Tokio 2020’, Nora Gjakova thotë se do të vazhdojë karrierën e saj edhe për një cikël olimpik.

“Mendoj të marr pjesë edhe në Lojërat Olimpike në Paris, ndërkohë kemi me pasë edhe gara të tjera, kampionate evropiane e botërore, por qëllimi kryesor do të jenë Lojërat Olimpike në Paris. Kam dëshirë me e fitu edhe një medalje për Kosovën. Këto kanë me qenë edhe lojërat e fundit për mu.” deklaron Gjakova për KultPlus.

Për të përmbyllur këtë vit në mënyrën më të mirë të mundshme, Federata Botërore e Xhudos, renditi Nora Gjakovën të parën në ranglistën e garuesve për vitin 2021, në kategorinë nën 57 kilogramë.

“Është një ndjenjë shumë e mirë, si e pashë lajmin u gëzova shumë sepse gjithmonë kam qenë aty e 2-ta apo e 3-ta. Por e para me qenë në ranglistë është kënaqësi e madhe”theksoi Gjakova duke shtuar se për të ky vit ka qenë i papërsëritshëm, ku i fitoi krejt ato çka një sportist mund t’i fitojë, si medalje në kampionatet evropiane, ashtu edhe të botës dhe medalje olimpike.

Ndërkaq, në pyetjen se a i inkurajojnë të tjerët e sidomos vajzat të inkuadrohen në këtë sport, Gjakova thotë se nëse ekziston vullneti për me arritë rezultat, atëherë në sportin e xhudos, dyert janë të hapura, e gjitha mbetet tek individët edhe pse sipas saj rruga është e vështirë, kërkon shumë përkushtim, sakrifica të mëdhaja, mirëpo nëse dëshiron me i arrit majat, atëherë duhet sakrificë e madhe.

E përgjatë gjithë këtij rrugëtimi, Nora Gjakova dhe xhudistet e tjera patën një mbështetje të madhe nga publiku shqiptar, i cili iu gëzua çdo arritjeje të tyre. E kjo mbështetje, Gjakova thotë se i jep më shumë vlerë suksesit, u jep motivim për të punuar më shumë e për të pasur gjithmonë paraqitje të mira.

Tags: Lojërat OlimpikeNora GjakovaXhudo
Postimi i mëparshëm

Sveçla falënderon zyrtarët policorë, zjarrfikësit dhe zyrtarët e instutucioneve të Kosovës

Postimi tjetër

Në natën e ndërrimit të motmoteve Dua Lipa do të përformojë në “Eventin e fishekzjarreve”

Të ngjajshme Postime

Suksesi i Uta Ibrahimit, Çeku: Arritje historike dhe frymëzuese, mes alpinistëve më të mëdhenj botërorë
Tjera vendore

Suksesi i Uta Ibrahimit, Çeku: Arritje historike dhe frymëzuese, mes alpinistëve më të mëdhenj botërorë

10 May 2025
Blini i shtigjeve të shpejta në karting
Tjera vendore

Blini i shtigjeve të shpejta në karting

3 April 2025
Tenistet kosovare startojnë me fitore në “Billie Jean King Cup”
Tjera vendore

Tenistet kosovare startojnë me fitore në “Billie Jean King Cup”

8 April 2024
Vëllai i Schumacher flet për gjendjen e pilotit 10 vjet pas aksidentit
Tjera vendore

Vëllai i Schumacher flet për gjendjen e pilotit 10 vjet pas aksidentit

28 December 2023
Xhudistja kosovare në krye të renditjes botërore
Tjera vendore

Xhudistja kosovare në krye të renditjes botërore

27 December 2023
Kombëtarja e Kosovës U18 në hendboll përfundon turneun me humbje ndaj Polonisë
Tjera vendore

Kombëtarja e Kosovës U18 në hendboll përfundon turneun me humbje ndaj Polonisë

22 December 2023
Postimi tjetër
Në natën e ndërrimit të motmoteve Dua Lipa do të përformojë në “Eventin e fishekzjarreve”

Në natën e ndërrimit të motmoteve Dua Lipa do të përformojë në “Eventin e fishekzjarreve”

Lajmet e fundit

Rohde me fjalim emocionues për largimin nga Kosova, gjuan topin te Rudolphit

Rohde me fjalim emocionues për largimin nga Kosova, gjuan topin te Rudolphit

26 September 2025
Largohet shtylla elektrike rreth 25 metra e lartë nga “Transiti i ri” në Prizren

Largohet shtylla elektrike rreth 25 metra e lartë nga “Transiti i ri” në Prizren

26 September 2025
Bajrami thotë se kanë nisur hetimet për importin e energjisë në Kosovë pasi u ankuan në Vjenë e Lubjanë

Bajrami thotë se kanë nisur hetimet për importin e energjisë në Kosovë pasi u ankuan në Vjenë e Lubjanë

26 September 2025
Një botë e veçantë arti

Një botë e veçantë arti

26 September 2025
Komunikimi i tepërt në marrëdhënie: Zakoni toksik që duket i shëndetshëm

Komunikimi i tepërt në marrëdhënie: Zakoni toksik që duket i shëndetshëm

26 September 2025
Përparim Rama për pushtetin qendror: Shiten patriotë, e duan ta çojnë vendin poshtë e më poshtë

Përparim Rama për pushtetin qendror: Shiten patriotë, e duan ta çojnë vendin poshtë e më poshtë

25 September 2025
Presidentja nga Nju Jorku: Afrim Bunjaku mbrojti dinjitetin e kombit – Kosova nuk dorëzohet

Presidentja nga Nju Jorku: Afrim Bunjaku mbrojti dinjitetin e kombit – Kosova nuk dorëzohet

25 September 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu