Hekuran Murati, ministri i Ministrisë së Financave sot në konferencën e fundit për këtë vit ka lavdëruar punën që është bërë në këtë ministri, gjegjësisht në menaxhimin e mirë të buxhetit në krejt ministritë, raporton InLajmi.
Murati ka theksuar edhe sot se prej se është në krye të kësaj ministrie, gjegjësisht 9 muaj punë janë shtuar 10.000 vende pune. Po ashtu ka njoftuar ai se përmes punës dixhitale kanë kryer një punë që më herët është menduar si e paarritshme, pra pagesat për lehonat, shtesat për fëmijë.
Ndryshe, Murati ka thënë se këtë vit kanë pasur një buxhet të balancuar, ndërsa kështu ka shpresuar se do të jetë edhe vitin që vjen./InLajmi/