Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ka uruar Vitin e Ri, në kuadër të kësaj ai ka rikujtuar se 2 vitet e fundit kanë qenë të vështira, mirëpo tregon se janë fokusuar që t’i përmbushin qëllimet e detyrat e tyre, përcjell InLajmi.
Ai shton se pavarësisht sfidave ata janë munduar në përmbushjen e detyrave si dhe shprehet optimist se ky vit do të jetë dëshmitar i një faze të ndritur zhvillimi për qytetarët e vendit tonë.
“Le të përparojmë së bashku për realizimin e aspiratave tona kolektive”, ka thënë ai.
Gjithashtu ka uruar një vit të begatë, plot shëndet e mbarësi për të gjithë.
Postimi i plotë i tij:
Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës,
Për shkak të pandemisë dy vitet e fundit ishin shumë të vështira, prandaj u detyruam të kërkonim forma të reja për organizimin e punës dhe jetës. Por pavarësisht këtyre kohëve sfiduese, ne u fokusuam me guxim e vendosmëri që t’i përmbushim qëllimet e përbashkëta dhe detyrat tona.
Dielli i vitit tonë të ri 2022 shënon fillimin e shanseve dhe vullneteve të reja. Jam optimist dhe plot shpresë që ky vit të jetë dëshmitar i një faze të ndritur zhvillimi për qytetarët dhe vendin tonë. Le të përparojmë së bashku për realizimin e aspiratave tona kolektive. Suksesi dhe gëzimi le të na ndjekin në çdo aspekt të jetës!
Ju uroj të gjithëve një vit të ri të begatë, plot shëndet e mbarësi në familjen tuaja.
Gëzuar 2022! /InLajmi/