Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati ka uruar Vitin e Ri 2022, mirëpo krahas kësaj ai ka uruar që ky vit të sjellë drejtësinë kundrejt padrejtësisë historike, që po i bëhet luftës çlirimtare të UÇK-së në Hagë, përcjell InLajmi.
Kastrati ka thënë se në vitin 2022, t’i mirëpresim në Kosovë presidentin Thaçi, kryetarin Veseli dhe kolegët e tyre që po mbahen padrejtësisht në Hagë.
Postimi i plotë i tij:
Urime e gëzuar 2022 të gjithë shqiptarëve kudo që janë. Uroj që mbi të gjitha të kemi shëndetin.
Uroj poashtu që viti 2022 të sjell drejtësinë kundër padrejtësisë historike që po i bëhet luftës çlirimtare të UÇK-së në Hagë .
Nê 2022-tën, ti mirëpresim në Kosovë Presidentin Thaçi, Kryetarin Veseli dhe kolegët e miqët e tyre që së bashku po mbahen padrejtësisht në Hagë. /InLajmi/