Kreu i Alencës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, është shprehur së vendi po mbyll një vit shumë të rëndë, përcjell InLajmi.
Ai ka thënë së viti që po mbyllet u përball populli më sëmundjen e shekullit dhe pasojat që ajo la, po ashtu në këtë vit u deshtë përballje edhe me krizën ekonomike, sociale e atë politike.
Tutje ai tja që vitin që do hyjmë po ashtu priten sfida të reja, por që prioritet është shëndeti dhe mirëqenia dhe se obligim është që Kosova të jetë e jetueshme.
Postimi i plotë i tij:
Të dashur qytetarë të Kosovës,
Kosova po e përmbyll një vit shumë të rëndë. Një vit të përballjes me sëmundjen e shekullit dhe me gjithë pasojat e saj. Vit të përballjes me krizë ekonomike, sociale e politike.
Po hyjmë në një vit të ri me shumë sfida të reja.
Prioriteti ynë më i madh mbetet shëndeti dhe mirëqenia juaj. Obligimi ynë që Kosova të bëhet më e jetueshme.
Do të vazhdojmë përpjekjet për forcimin e shtetit si në planin e brendshëm ashtu edhe në të atë ndërkombëtar.
Do të forcojmë miqësinë me aleatët tonë të prirë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe do të vazhdojmë rrugën për anëtarësim në NATO.
Sonte në prag të ndërrimit të motmoteve, kujtojmë me respekt, ata që ranë për liri, duke qenë gjithmonë mirënjohës për sakrificën e tyre.
Falënderues për secilin qytetarë të Kosovës ose të huaj, që shërbeu për lirinë, paqen e sigurinë e vendit tonë.
Ju uroj gjithë të mirat në vitin 2022. Paçi shëndet, harmoni e mbarësi në familjet tuaja.
Gëzuar! /InLajmi/