Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka uruar ndërrimin e motmoteve, për një vit të mbarë për të gjithë, përcjell InLajmi.
Deliu ka thënë shpresat dhe pritjet i kemi të shumta për vitin që po vjen.
Ajo ka uruar që edhe Qeveria e Kosovës t’i kthehet shërbimit për të gjithë qytetarët dhe të bëhet e përgjegjshme për detyrat, që i ka në këto kohë të vështira.
“Viti që vjen qoftë prej viteve që sjellin më së shumti lumturi, paqe e suksese”, ka thënë ajo.
Postimi i plotë i saj:
Të dashur qytetarë të Kosovës,
Në natën e ndërrimit të moteve, urimi im i përzemërt është për një vit të mbarë për secilin. Viti që vjen qoftë prej viteve që sjellin më së shumti lumturi, paqe e suksese.
Shpresat dhe pritjet i kemi të shumta për vitin që po vjen.
Si qytetare e këtij vendi, uroj që Qeveria e Kosovës t’i kthehet shërbimit për të gjithë qytetarët dhe të bëhet e përgjegjshme për detyrat që ka në këto kohë të vështira.
Gëzuar, për një vit më të mirë! /InLajmi/