30 dhjetori, sipas Ligjit për veteranët e luftës së UÇK-së, shënohet dita e Veteranit, për të përkujtuar sakrificën, angazhimin dhe kontributin e tyre për sjelljen e lirisë dhe pavarësisë për popullin e Kosovës, përcjell InLajmi.
Me 30 dhjetor 1991, kjo datë na sjell në kujtesën tonë edhe betejën e parë të familjes së komandantit legjendar Adem Jashari në Prekaz, aty ku nisi rruga e lirisë.
Në këtë ditë kujtohet deri në përjetësi Prekazi, Gllogjani e të gjitha vatrat e luftës, që i rezistuan makinerisë ushtarake serbe duke mos u përkulur deri në fitore. /InLajmi/