Kosova kohët e fundit po kalon një krizë në lidhje me energjinë elektrike, e si pasoj e kësaj kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, zgjodhi t’i ofrojë ndihmë vendit, përcjell InLajmi.
E kjo ndihmë u komentua në forma të ndryshme
Rama vendosi t’a ndihmojë Kosovën duke i ofruar 7.680 megavat energji elektrike nga 31 dhjetori deri më 1 janar, kjo u komentua jashtëzakonisht nga publiku duke u tallur më këtë situate.
Kurse sot, kreu i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka reaguar në mbështetje të kryeministrit Rama, je fyer, ofenduar, e që kjo sipas tij e rrit dëshirën që ta ndihmosh e t’i qëndrosh pranë Kosovës.
Tutje ai ka shtuar së në këto kohë është e vështirë por me kohën do të dëshmohet kush ishte i drejti, kush punoi për Kosovën e kush e vodhi.
Postimi i plotë i tij:
Vazhdo kryeministër Edi Rama të mbështesë popullin e Kosovës në këto ditë të vështira..!
E di që të kanë fyer, të kanë ofenduar, por kjo vetëm sa ka rritur dëshirën dhe gatishmërinë tënde, edhe më shumë për të qëndruar pranë Kosovës.
Në këto rrethana do të jetë e vështirë, por do të vijë momenti kur saktësisht do të dëshmohet se kush kishte të drejtë, kush punoi me dinjitet për interesat e Kombit, të Kosovës dhe kush ndihmoi kush vodhi etj.
Do të ishte një parim bujar dhe edukativ që të gjithë të distancoheshin nga gjuha e vrazhdë dhe në vend të kësaj të sillnin, nëse duhet, të sjellin fakte, me emra, data, numra etj. /InLajmi/