Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka uruar Ditën e Veteranit, përcjell InLajmi.
Krasniqi ka shprehur nderimet e tij për veteranët, duke thënë se nderimet e përjetshme i takojnë atyre që guxuan kur atdheu kishte më shumë nevojë.
“Urime Dita e Veteranit, të gjithë luftëtarëve të lirisë”,ka thënë ai.
Përndryshe dihet se sot është shënuar “Dita e Veteranit”, ku shumë prej krerëve të lartë të shtetit kanë shprehur nderimet e veta.
Postimi i plotë i tij:
Atyre që guxuan, atëherë kur Atdheu kishte më së shumti nevojë – nderime të përjetshme!
Urime Dita e Veteranit, të gjithë luftëtarëve të lirisë! /InLajmi/