Një sasi e madhe kokaine raportohet se është sekuestruar këtë të enjte brenda magazinës së një kompanie frutash në Tiranë.
Aksioni është ndërmarrë nga sektori i narkotikëve pranë Policisë së Shtetit dhe magazina ndodhet në zonën e Vaqarrit, Klan Tv.
Paraprakisht dyshohet se sasi e kapur e drogës të jetë rreth 100 kilogramë. Mësohet po ashtu se janë disa të shoqëruar, ndërsa hetimet janë ende duke vijuar.