Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në konferencën e fundit të mbajtur për këtë vit, ka folur për Komisionin e Venecias që pritet që gjatë muajit mars 2022 të jap opinionin në lidhje me procesin e Vettingut në Kosovë, raporton InLajmi.
Haxhiu ka përmendur edhe disa nga punët dhe të arriturat e Ministrisë së Drejtësisë përgjatë vitit 2021.
Ajo tha se kur ta marrim opinionin e Komisionit të Vencias, do t’i shohim rekomandimet dhe do të vazhdojmë tutje duke i aplikuar ato.
“Jemi duke pritur opinionin e Komisionit të Venecias për vettingun në sistemin e drejtësisë, dhe sipas informacioneve që kemi marrë në muajin mars 2022 do të na japin opinionin e tyre për këtë çështje, kur ta marrim atë opinion, do t’i shohim rekomandimet dhe do të vazhdojmë tutje duke i aplikuar ato”, tha Haxhiu./InLajmi/