Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj i është drejtuar me një urim të gjithë bashkëluftëtarëve për Ditën e Veteranit, përcjell InLajmi.
Haradinaj e ka quajtur 30 dhjetorin, ditë krenarie e lavdie.
Ai tutje ka thënë se Zoti është me guximtarët.
Përveç urimit për këtë ditë, Haradinaj ia ka bashkangjitur një fotografi nga lufta e UÇK-së, në vitet 1998-99, ku shihet edhe ai së bashku me disa luftëtar të tjerë.
Postimi i plotë i tij:
Të dashur bashkëluftëtarë,
Urime Dita e Veteranit, ditë krenarie e lavdie.
Zoti është me guximtarët! /InLajmi/