Këngëtarja shqiptare me famë botërore Dua Lipa, ka marrë pjesë në mbrëmjen gala të organizuar nga Luisa Via Roma në bashkëpunim me UNICEF-in, ku ka pasur një performancë të shkëlqyer, përcjell InLajmi.
Dua Lipa ka interpretuar edhe këngët e albumit të saj të ri “Future Nostalgia”, që janë këngë mjaft të pëlqyera nga publiku.
E atmosfera e krijuar aty duket të ketë qenë tejet të bukur. Kjo vërehet sidomos në përformancën e saj në videot e ndara me këngën e saj, që ka thyer rekorde të quajtur “New rules”.
Përndryshe këngëtarja dihet se po ka suksese në skenën e muzikës ndërkombëtare dhe po vazhdon të na bëjë krenarë. /InLajmi/