Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka bërë të ditur se Jeffrey Hovenier është betuar të martën si ambasador i ri në Kosovë, para Nënsekretares amerikane të shtetit, Victoria Nuland, përcjell InLajmi.
Në njoftimin e tyre thuhet se po presin arritjet e tij.
“Të martën, Jeffrey Hovenier është betuar para Nënsekretares amerikane të shtetit, Victoria Nuland, si Ambasador i ri i Sheteve të Bashkuara në Kosovë. Po presim arritjen e tij”, thuhet në postimin e Ambasadës së SHBA-ve në Kosovë.
Hovenier është një diplomat karriere i shërbimit të jashtëm amerikan që ka qenë pjesë e stafit të të Dërguarit të Posaçëm të Kombeve të Bashkuara për statusin e Kosovës./InLajmi/