Sateliti Eksplorues i Sfondit Kozmik ( Cosmic Background Explorer, Cobe), u lëshua me 1990 për të hartografuar nxehtësinë e lëshuar menjëherë pas fillimit të gjithësisë, shkruan InLajmi.
Ky rrezatim dhe sfondi kozmik u diskutuan më 1965, por sateliti Cobe bëri një hartë shumë të saktë të tij.
Instrumentet e Cobe-s janë kaq te ndjeshme sa mund të kapin një të miliontën e gradës. Ngjyrat e ndryshme në hartë janë variacione të holla në intensitetin e rrezatimit.
Shkencëtarët mendojnë se këto rrudhje u bënë nga lënda që formoi yjet dhe galaktikat. /InLajmi/