Në seancën që po mbahet tani në Kuvendin e Kosovës, Abelard Tahiri nga Partia Demokratike ka pasur një kritikë për Qeverinë Kurti, raporton InLajmi.
Gjegjësisht, Tahiri kërkoi nga Kurti që mos t’i injoroj sindikatat por të ulet me ta dhe t’ju ofrojë zgjidhje.
“Edhe nëse nuk e arrin mi përmbushë atë që e ke premtuar, ke të drejtë mu taku, me u ulë me bisedu me ata. Ata ju kanë sjellë në pushtet. Ndihmën më të madhe e ke pas prej sindikatave.Takimet në vitin 2019, që i keni takuar gjithë rend. Ktheheuni në retrospektivë. Ju kanë pru këtu ku jeni, 50% të votave. Të njëjtit janë ata që na kanë kritiku neve, ju kanë kritiku juve. Edhe njëherë po themë, gjatë këtyre 2 leximeve duhet mu ulë mi rishiku disa çështje që e prekin mirëqenien tonë”, tha ai. /InLajmi/