Sindikata e e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, kanë thënë se Kryeministri Kurti dhe Qeveria u dëshmuan se nuk deshën të dialogojnë por të përplasen me sindikatat dhe këtë dëshirë ua plotësuam, përcjell InLajmi.
Në njoftimin e tyre thuhet se, SBASHK-u u angazhua që të vaksinohen punëtorët arsimor me qëllim që viti shkollor të vazhdojë në institucione arsimore.
‘’Shënuam në mënyrë dinjitoze Ditën e madhe të shkollës shqipe e të mësuesit’’, thuhet në njoftim.
Njoftimi i plotë nga Sindikata e e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë:
Të nderuara medie Ju me punën korrekte e shumë profesionale keni bërë që gjithë ngjarjet në SBASHK dhe rreth SBASHK-ut të prezantohen drejt e me kohë në opinion. Ne besoj se dëshmuam korrektësi ndaj jush dhe u munduam të jemi në dispozicionin tuaj në çdo kohë për t’u përgjigjur në pyetjet tuaja.
Të nderuara medie, SBASHK-u në vitin 2021 zhvilloi shumë aktivitete në shërbim të anëtarësisë. Stafi qendror organizoi në shërbim të ngritjes së cilësisë 147 grupe trajnimesh duke përfshirë më shumë se 5000 punëtorë arsimor. U angazhua që të vaksinohen punëtorët arsimor me qëllim që viti shkollor të vazhdojë në institucione arsimore. Shënuam në mënyrë dinjitoze Ditën e madhe të shkollës shqipe e të mësuesit. Shpresuam në dialog me Qeverinë do të shkojmë drejt zgjidhjes së drejtë të kërkesave legjitime të anëtarësisë, por Kryeministri Kurti dhe Qeveria u dëshmuan se nuk e duan dialogun, por më tepër dëshirojnë të përplasën me sindikatat dhe këtë dëshirë ua plotësuam.
Medie të nderuara Urime Viti i Ri paçi fat dhe suksese të shumta në vitin 2022. Keni respekt të lartë e meritor nga SBASHK-u./InLajmi/