Kryetari i Gastronomëve të Kosovës, Petrit Kllokoqi ka reaguar pasi që Administrata Tatimore e Kosovës ka bërë të ditur se nga një janari gastronomët do të paguajnë 18% të TVSH-së për bizneset e tyre, përcjell InLajmi.
Me këtë rast Kllokoqi i është drejtuar ministrit të Financave, Hekuran Murati duke i thënë rrenc, dhe sipas tij ky i fundit i kishte premtuar atyre se pagesa për TVSH do të vazhdojë me 8% sa të egziston pandemia.
Kllokoqi tutje ka shkruar në drejtim të Muratit duke i thënë se nuk i kanë ndihmuar, por i kanë fundosur.
Kryetari i Gastronomëve gjithashtu ka thënë se për herë të parë një politikan e ka gënyer në sy, ai gjithashtu ka kërkuar falje për shprehjen “rrenc” , por ka bërë të ditur se është shumë i zhgënjyer.
Kujtojmë se në Pakon e Rimëkëmbjes Ekonomike, Qeveria e Kosovës ka marr mas që sektori i gastronomisë të mos e paguaj TVSH-në e plotë 16%, por të paguajnë vetëm 8%, dhe se vendimi i tyre ishte vetëm deri me 31 dhjetor 2021.
Postimi i plotë i tij, pa ndërhyrje:
Morre RRENC, ne tavolin me ke premtu mu e atyre qe ishin me mua qe tvsh-ne ki me vazhdu ne 8% sa te egziston pandemia. Jo që nuk na ndihmuat por edhe po na fundosni.
Eshte hera e parë qe nje politikan me rren ne sy , mfalni per shprehjen RRENC po pernime jom ZHGENJY. /InLajmi/