Në mbledhjen e fundit për këtë vit që u mbajt sot Qeveria e Kosovës ka miratuar projektligjin për financimin e partive politike, raporton InLajmi.
Kryeministri Albin Kurti ka thënë se ky projekligj parasheh dispozita në lidhje me kontrollin financiar të subjekteve politike, auditimin e raporteve financiare dhe publikimin e tyre.
Sipas Kurtit, Qeveria ka tentuar ta arrijë një konsensus para se ta sjellë këtë propozim-vendim në kabinetin qeveritar.
Ndërsa ai shtoi se komentet e pranuara përmes këtij organizimi janë inkorporuar dhe forma më e mirë e këtij projektligji është duke u prezantuar. /InLajmi/