Ministri i Mbrojtjes Kombëtare të Republikës së Turqisë, Hulusi Akar, ka bërë nderime pranë Varrit të Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe Jasharajve Heroik në Prekaz, përcjell InLajmi.
Ministri i mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj, tha se është emocion i veçantë kur nderohet nga miqtë tanë, sakrifica historike e Kombit tonë Liridashës, pikërisht në Sheshin e Lavdisë madhështore të Jasharajve Legjendar.
Tutje ai ka falënderuar Ministrin Akar./InLajmi/