Ministria e Mjedisit, Planifikimit, Hapësinor dhe Infrastrukturës kanë lansuar platformën e-Test për patentë shoferët, e cila ka qenë temë diskutimi që një kohë të gjatë, raporton InLajmi.
Zëvendësministri Hysen Durmishi, ka thënë se ky projekt do të lehtësojë shumë punë dhe në të njëjtën kohë do ta ulë kohën e pritjes për pjesën teorike për patentë shoferët si dhe do t’i eliminojë gabimet teknike që do të kishin qenë në mënyrën praktike siç ka qenë më herët.
Durmishi e quan këtë lansim si reformë në njësinë e patentë-shoferëve.
Sipas Durmishit, ky projekt do të implementohet nga fillimi i janarit edhe në 7 qendra regjionale.
Ndryshe, Durmishi ka thënë se ky projekt ka një rëndësi të madhe, duke u nisur nga fakti se kandidatët tani do të ulen para kompjuterëve dhe në fund do ta kenë rezultatin aty për aty, duke mos pasur nevojë të presin. /InLajmi/