Kryeparlamentari Glauk Konjufca po e mirëpret votimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës të projektligjit për themelimin e Byrosë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.
Konjufca shprehet se, si kryetar i Kuvendit, do të kujdeset që për shkak të rëndësisë, ky ligj të trajtohet me prioritet,
”E mirëpres votimin nga Qeveria e Republikës së Kosovës të projektligjit për themelimin e Byrosë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.
Si kryetar i Kuvendit, do të kujdesem që, për shkak të rëndësisë së këtij ligji, ai të trajtohet me priorite, njofton Klankosova.tv
Pasuria e pajustifikueshme duhet të konfiskohet dhe t’u kthehet qytetarëve.