Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në Istog, saktësisht në fshatin Gurrakoc ka ndalur një veturë për kontroll, përcjell InLajmi.
Policia ka bërë të ditur se gjatë kontrollimit janë kapur 400 kg mish gjedhi për të cilën i njëjti nuk posedonte dokument përcjellës dhe prejardhjen.
Në këtë rast policia ka njoftuar insketorët e AUV-it, dhe të njëjtit kanë bërë të ditur se mishi nuk plotëson kushtet për konsum dhe e kanë sekuestruar atë derisa më pas do të asgjësohet.
Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:
Fsh. Gurrakoc, Istog 28.12.2021-09:30. Raportohet se njësiti policor ka ndaluar automjetin kombi me targa vendore të cilin e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar. Gjatë kontrollit është vërejte se në automjet i dyshuari kishte pas të ngarkuar rreth 400 kg mish gjedhi për të cilin nuk posedonte dokument përcjellës dhe prejardhjen. Lidhur me rastin janë njoftuar inspektorët e AUV-së të cilët e kanë konstatuar se mishi nuk plotëson kushtet për konsum dhe kanë sekuestruar dhe do të asgjësohet. Në konsultim me prokurorin i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa lënda e rastit për procedura tjera i procedohet AUV-së. /InLajmi/