Matjet e fundit me Teleskopin Hapësinor Hubble sugjerojnë se universi po zgjerohet më shpejt nga sa parashikojnë modelet e shkencëtarëve, transmeton InLajmi.
Është një nga enigmat më të mëdha në astronominë moderne. Bazuar në vëzhgimet e shumta të yjeve dhe galaktikave, universi duket se po zgjerohet më shpejt nga sa parashikojnë modelet më të mira të kozmosit. Dëshmitë e këtij rebusi janë grumbulluar prej vitesh, duke bërë që disa studiues ta quajnë atë një krizë të afërt në kozmologji.
“Universi duket se po na sjell shumë surpriza, dhe kjo është një gjë e mirë, sepse na ndihmon të mësojmë”, thotë Adam Riess, një astronom në Universitetin Johns Hopkins, i cili udhëhoqi përpjekjet e fundit për të testuar anomalinë.
Rebusi njihet si tensioni i Hubble, sipas astronomit Edwin Hubble. Në vitin 1929 ai vuri re se sa më larg të jetë një galaktikë nga ne, aq më shpejt ajo tërhiqet, një vëzhgim që ndihmoi në hapjen e rrugës drejt nocionit tonë aktual të universit duke filluar me shpërthimin e madh dhe duke u zgjeruar që atëherë.
Studiuesit janë përpjekur të masin shkallën aktuale të zgjerimit të universit në 2 mënyra kryesore: duke matur distancat me yjet e afërt dhe duke hartuar një shkëlqim të dobët që daton që nga universi i mitur. Këto qasje të dyfishta ofrojnë një mënyrë për të testuar të kuptuarit tonë të universit përgjatë më shumë se 13 miliardë viteve të historisë kozmike.
Hulumtimi ka zbuluar gjithashtu disa përbërës kryesorë kozmikë, të tillë si “energjia e errët”, forca misterioze janë faktorë që mendohet se po drejtojnë zgjerimin e përshpejtuar të universit.
Por këto 2 metoda nuk bien dakord për shkallën aktuale të zgjerimit të universit me rreth 8%, shkruan The National Geographic.
Ky ndryshim mund të mos tingëllojë si shumë, por nëse kjo mospërputhje është reale, do të thotë se universi tani po zgjerohet më shpejt sesa mund të shpjegojë edhe energjia e errët, duke nënkuptuar një farë prishjeje në llogaritjen tonë të kozmosit.
Astronautët së fundmi po përdorin metodën dhe modelin modeli Lambda Cold Dark Matter. Kjo metodë parashikon që universi duhet të zgjerohet me një shpejtësi prej rreth 67,36 kilometra në sekondë për megaparsek. /InLajmi/