Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka thënë se qeveria duhet ta ftojë sektorin privat që të jetë pjesë e hartimit të energjisë, përcjell InLajmi.
Pacolli ka thënë së kësaj ftese duhet t’i bashkohet edhe opozita, që të kemi një konsensus kombëtar për të ardhmen e energjisë.
Sipas Pacollit, me logjikën aktuale problemet energjike nuk mund të zgjidhen në Kosovë.
Tutje Pacolli thotë se duhet të vendoset një politikë dhe strategji realiste, por jo duke e luftuar sektorin privat, por duke i ftuar ata në zgjidhjen e problemeve, në mënyrë që sfidat të mos thellohen edhe me tej, pasi pas festave çmimet në tregjet e energjisë mund të rriten sërish.
Postimi i plotë i tij:
Qeveria duhet të ftojë sektorin privat të jetë pjesë e hartimit të strategjisë së energjisë, jo pa konsultime. Duhet të bashkohet edhe opozita për të pasur një konsensus kombëtar për të ardhmen e energjisë. Me logjikën aktuale, problemet energjetike të Kosovës nuk do të zgjidhen.
Pas festave, çmimet në tregjet e energjisë do të rriten sërish, ndërsa sfidat do të thellohen më tej nëse nuk vendoset një politikë dhe strategji realiste energjetike, jo duke luftuar sektorin privat, por duke i ftuar ata që të bëhen pjesë e zgjidhjes së Kosovës problemet. /InLajmi/