Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka mbajtur mbledhjen e rashës ku gjatë saj është diskutuar për procesin zgjedhor të zgjedhjeve lokale, raporton InLajmi.
Anëtari i LVV-së, Sami Kurteshi, ka thënë se rekomandimet e organizatave ndërkombëtare për procesin zgjedhor duhet të merren parasysh dhe sipas tij KQZ-ja e ka një gjendje shumë të rëndë sa i përket zyrave.
“Këtu ka propozimi edhe për ndryshime ligjore. Janë edhe rekomandime të natyrës teknike që do të duhej të hynin në planin e punës së KQZ. Ne duhet t’i diskutojmë edhe ato, se mund të ketë që mes tyre të ketë rekomandime që nuk përputhen me gjendjen reale. Mendoj se KQZ është në gjendjen më të keqe sa i përket infrastrukturës”.
Ndërsa nga Partia Demokratike e Kosovës, ka thënë se rekomandimet e dala nga ndërkombëtarët të listohen dhe t’i rekomandohen Kuvendit.
“Vetëm ngrohja si shkas, e bën që të kërkohen hapësira. Ne kemi aktualisht zyrat që nuk e trajtojnë si duhet punëtorët e KQZ”.
Ibrahim Selmonaj, nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka thënë se rekomandimet duhet të jetësohen e jo të mbesin të shkruara.
“Ta nxisim vetveten në radhë të parë në mënyrë që në zgjedhjet që kanë me ndodhë me qenë më të përgatitur”.
Burim Ahmetaj, kryeshef ekzekutiv i Sekretariatit të KQZ-së, ka bërë të ditur se do ta shikojnë me vëmendje secilin rekomandim.
Në mbledhjen është bërë edhe zëvendësim i anëtarëve të kuvendeve komunale në Dragash, Vushtrri, Gllogoc, Gjakovë dhe Mamushë. /InLajmi/