Ministri i Fianncave, Hekuran Murati në seancën e Kuvendi të Kosovës i është përgjigjur kreut të PDK-së, Memeli Krasniqi, ku ky i fundit i është drejtuar qeverisë duke ju thënë se nuk mundet të fol me ta, raporton InLajmi.
Gjatë replikës ministri Murati ka përmendur komplekset e mosdijes.
“Komplekset e mosdijes s’mund t’i pasqyroni tek unë. Nëse thoni që ‘forward contract’ bëhet mes 2 palëve jashtë tregut, s’mund të thuash ‘forward market’. Pra vetë e the, bëhet jashtë tregut, jashtë bursës bëhet”, tha Murati.
“Është koncept bazik. Z. Krasniqi, këto punë nuk mësohen duke shikuar video në YouTube”, shtoi ministri. /InLajmi/