Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit nga 4.751 teste të kryera janë regjistruar 409 raste të reja me koronavirus.
161 raste janë regjistruar vetëm në Shkup. Autoritetet shëndetësore njoftojnë se janë regjistruar edhe 289 pacientë të shëruar, përcjell abcnews.al
Si pasojë e komplikimeve nga Covid-19, brenda 24 orëve janë regjistruar 8 viktima. Që nga fillimi i pandemisë, në Maqedoni janë regjistruar gjithsej 223.739 raste, prej të cilëve 211.021 janë shëruar, kurse 7.917 kanë ndërruar jetë. Maqedonia aktualisht numëron 4.801 raste aktive me koronavirus.