Memli Krasniqi , i pari i PDK-së në seancën e jashtëzakonshme që është duke u mbajtur në Kuvendin e Kosovës e që po diskutohet për krizën energjetike ka thënë se më shumë se 2 javë është kërkuar të shpallet gjendje e jashtëzakonshme, por që nuk është bërë, raporton InLajmi.
“Reduktimet meqenëse janë fakt dhe po i përjetojmë tash e disa ditë, nga ajo që pashë nga vendimi që keni sjellë, po doni të legalizoni shkëputjen e rrymës për qytetarët e Kosovës. Më shumë se 2 javë ju kemi kërkuar të shpallni gjendjen emergjente, më specifikisht vendim që bazohet te neni 25 te ligji për energjinë. Jo vetëm një çek të bardhë për t’ua nalë rrymën qytetarëve kurdo që e shohin të arsyeshme institucionet”, tha tutje Krasniqi./InLajmi/



















