Jahja Koka nga Lëvizja Vetëvendosje në seancën e jashtëzkonshmetë Kuvendit të Kosovës që po vazhdon të mbahet e që po po flitet për krizën energjetike që ka kapluar vendin, tha se nuk mund të zgjidhet ky problem pa e ditur ku jemi tani, raporton InLajmi.
“Po e zbehim atë për çka po flasin. Identifikimi dhe rregullimi është problem, nuk është siç duhet.
S’mund ta zgjedhim problemin pa e ditë ku jemi ne sot. Ne të strukur në dhoma të ftohta presim të vie një gjerman të na rregulloj një problem që e kemi me rrymën. Pse ka ndodhë kjo situatë që atij t’i paguajmë shumën e parave të madhe për një ditë. Çka shkoi mbrapshtë. Ta shikojmë realitetin sy më sy. Sa erdhëm ne në liri, inxhinierët i larguam disa janë gjallë por askush si thërret të kontribuojnë”, tha ai.
Ai pyeti se sa ministra ishin në vendin e momentin e duhur deri më tani.
“Ata punonin sipas mendimit tim nëpër vendet e tyre veç për ti punësuar militantët e vet e ilaket e veta”,tha Koka. /InLajmi/