Qytetet duhet të jenë vende që nxisin lirinë e fjalës, të lojës dhe të krijimit, shkruan InLajmi.
Qytetet moderne janë krijuar për të pasqyruar interesat e koorporatave të fuqishme dhe të kapitalizmit.
Qytetet duhet të rindertohen në interes të të shtypurve pasi kërkimi i së drejtes për qytetin na jep lirinë që të mbrojmë veten dhe qytetet tona.
Qyteti nuk duhet parë si xhungël betoni, i nxirë nga bloza, i pakëndshëm dhe kërcënues.
Për sociologun dhe filozofin francez, Henri Lëfevrë, i cili ia kushtoi pjesën më të madhe të jetës studimit të shoqërisë urbane, sipas tij qyteti është një një ndërthurje interesante dhe e ndërlikuar marrëdhëniesh, identitetesh të larmishme dhe mënyrash jetese.
Duke shkuar në vitet 1960-1970, Lëfevri mendonte se një nga aspektet më mahnitëse të qytetit nuk janë vetëm njerëzit, por edhe fakti se ai është një mjedis që edhe e pasqyron dhe e krijon shoqërinë.
Duke zbatuar një këndvështrim marksist në analizën e tij, Lëfevri thotë edhe se hapësirat urbane janë formësuar nga shteti dhe u shërbejnë interesave të koorporatave të fuqishme dhe kapitalizmit.
Pjesët e ndryshme të qytetit janë pasqyrim i marrëdhënieve klasore, prandaj në disa zona del në pah pushteti dhe pasuria e elitave kurse në zonat e vjtëruara të qytetit duket qartë shpërfillja ndaj të varfërve, klasës punëtore dhe grupeve që jetojnë në skaj të shoqërisë.
Lëfevri thotë se njerëzit e zakonshëm duhet të marrin pjesë në krijimin e hapësirave, ku pasqyrohen nevojat dhe interesat e tyre, kështu vetëm duke kërkuar të drejtën për qytetin mund të trajtohen çështjet e mëdha shoqërore. /InLajmi/
Burimi: Libri i Sociologjisë