Kuvendi i Kosovës ka mbajtur seancë të jashtzakonshëm në të cilën janë diskutuar masat e emergjencës në furnizim të energjisë elektrike, të cilat do të vlenin maksimalisht 60 ditë, raporton InLajmi.
Në këtë seancë është hedhur në votim këto masa, ku kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca tha se nuk kanë kuorum.
“Vetëm 55 deputetë kanë votu”, tha ai.
Votimi u bojkotua nga deputetët e Listës Serbe. /InLajmi/